U plagos me thikë në qafë, 26-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës

Shqipëria

U plagos me thikë në qafë, 26-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.

Sipas të dhënave nga policia lokale i riu 26 vjeçar me inicialet K.Z ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.

Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh. Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkatuara nga mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat