Aksident në aksin rrugor Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 21:06
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Levan-Vlorë ku një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin L.S., 40 vjeç, banues në Vlorë, përplasi një këmbësor i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është ende i paidentifikuar.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat