Fotot çift apo filxhanë kafeje, gabimet që bëjnë emigrantët gjatë regjistrimit për të votuar

Shqipëria

Fotot çift apo filxhanë kafeje, gabimet që bëjnë emigrantët gjatë regjistrimit për të votuar

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 21:09
Ilustrim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë një njoftim për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët po aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa ka publikuar disa foto me gabimet që bëjnë shqiptarët duke vendosur foto çift apo filxhanësh, Celibashi u bën thirrje që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se si të regjistrohen.

“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim.

Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqiperi sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit”-shkruan Celibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat