“Rasti Çyrbja, maja e ajsbergut”, Basha: SPAK faktoi se Rama është kryeministër prej bandave

Shqipëria

“Rasti Çyrbja, maja e ajsbergut”, Basha: SPAK faktoi se Rama është kryeministër prej bandave

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:41
Lulzim Basha

Në një emision televiziv, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se rasti i Jurgis Çyrbes është prova më e fortë se mandati i Ramës në Durrës është rezultat i ndikimit të grupeve kriminale, duke e quajtur këtë fakt të dokumentuar nga drejtësia penale. Ai shtoi se manipulimi i zgjedhjeve të vitit 2021 ka qenë i dukshëm dhe ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë nga bandat kriminale.

Basha bëri thirrje për një reformë të thellë zgjedhore dhe mbështetje për një sistem kombëtar dhe lista të hapura.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Mirëpo pavarësisht kësaj, ju keni qenë dy herë përballë tij si kryetar i opozitës në zgjedhjet e 2017-ës dhe në zgjedhjet e 2021-it dhe nuk ia dolët ta nxirrnit në opozitë zotin Rama dhe të bënit opozitën mazhorancë qeverisëse të këtij vendi. Kjo nuk u ngarkon me përgjegjësi për faktin që ai vazhdon të jetë aty ndoshta me një kandidat tjetër për kryeministër?

Lulzim Basha: Sigurisht që përgjegjësia e kryetarit të opozitës në raport me zgjedhjet duhet parë në dritë objektive. Atë që mund të them në veçanti për zgjedhjete 2021-it, është as më pak e as më shumë atë që kam pohuar tashmë edhe në studio publike ish-eksponentë të lartë socialistë që zgjedhjet i fitoi koalicioni i drejtuar nga Lulzim Basha. Por pati një skemë të qartë manipulimi, jo me këtë konkluzion bardh e zi por me fakte të qarta kjo është demostruar katërcipërisht edhe nga raportet ndërkombëtare të zgjedhjeve të 2021. Dhe pavarësisht prej animozitetit të vërtetë apo të projektuar nga protagonistët e tjerë politikë, është diçka e cila sot nuk mund t’i ikë dot asnjë shqiptarë. Aq më shumë kur këto nuk janë më gjetje raportesh, apo pretendime të kundërshtarit politikë. Por sot janë gjetje të SPAK e cila fashikull pas fashikulli në të gjitha rastet që ka marrë nën hetim dhe ka çuar në procedim penal apo përpara gjykatës, ka faktuar tashmë në dokumente publike siç është rasti i Jurgis Çyrbes, që dhe vet mandati i Edi Ramës në Durrës është prodhim i bandave të krimit në Durrës. Kjo nuk është as një atak, apo sulm politik i imi ndaj zotit Rama, as një konstatim partiak, politik, militant, ky është një fakt i drejtësisë penale në një vend ku Edi Rama është akoma kryeministër. Rasti Çyrbja është maja e ajsbergut, sepse të gjithë e dimë kontributin e bandave kriminale për Edi Ramën siç e cekëm në fillim, për të mos folur këtu për aspekte të tjera të cilat normalisht duhej të ishin adresuar me anë të një reforme zgjedhore, gjë e cila për fat të keq u shpërdorua. Pra, këtu pa diskutim përgjegjësi i vetëm nuk është Rama, janë dhe ata që për interesat e tyre kanë lënë në rrugë interesat e shqiptarëve për një sistem zgjedhor përfaqësues. Se ku qëndroj unë, se ku qëndrojmë ne kjo është e qartë. Ne kemi qenë koherent, koha ka treguar që nuk kemi lëvizur asnjë centimetër të cilave u shërbejmë për hir të shqiptarëve, jo thjesht për interesat tona të ngushta partiake. Ne besojmë në një sistem zgjedhor kombëtar dhe jo rajonal, i cili u ndërtua qartësisht për të konsoliduar duopolin në 2008-ën, bashkë me kritikën dhe ndjesën që kemi bërë për 2008-ën, pë rolin e disa prej protagonistëve në 2008-ën. Ne besojmë në lista të hapura të cilat stimulojnë daljen e kandidatëve të mirë në përfaqësimin parlamentar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat