Plagoset rëndë këmbësori në Elbasan, shoferi largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Plagoset rëndë këmbësori në Elbasan, shoferi largohet nga vendngjarja

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:47
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kcyk të njësisë Tregan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, banori zonës.

Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat