Detaje nga plagosja e 26-vjeçarit në Korçë, ishte me autorin dhe një vajzë…

Shqipëria

Detaje nga plagosja e 26-vjeçarit në Korçë, ishte me autorin dhe një vajzë…

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë. Sipas infromacioneve 26 vjeçari Kostandin Ziu, i cili mësohet se është nga qyteti i Beratit dhe prej disa kohësh qëndronte në shoqërinë e autorit të dyshuar të plagosjes

Burime për Euronews Albania thanë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në një lagje periferike të qytetit të Korçës ku i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë në shoqërinë e një femre.

Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit ata që e kanë dërguar 26 vjeçarin Kostandin Ziu në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur e mjetin e tyre, i cili është sekuestruar tashmë nga policia

Forca të shumta të policisë kriminale janë duke krehur lagjen e autorit të dyshuar madje kanë bërë kontroll e ne banesën e tij ndërkohë që forca të policisë së rendit e qarkullimit rrugor kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit të Korçës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat