Kryeministri Edi Rama ka darë pamje nga takimi me Mbretin Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid.
Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama është sot në Madrid.
Ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me Kongresi Botëror të Ligjit që do mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.