Administratori i një firme ndërtimi në Korçë është shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme një punonjës që punonte për këtë kompani humbi jetën gjatë orarit të punës, pasi u rrëzua aksidentalisht nga skela.
Uniformat blu bëjnë me dije se punonjësi 70 vjeç, u rrëzua nga skela, duke punuar në një objekt, dhe si pasojë humbi jetën.
Policia shpalli në kërkim administratorin e firmës që po kryente ndërtimet në këtë objekt, shtetasin A. Z., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Njoftimi i policisë
DVP Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin Dh. P., 70 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht u rrëzua nga skela, duke punuar në një objekt, dhe si pasojë humbi jetën, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim administratorin e firmës që po kryen ndërtimet në këtë objekt, shtetasin A. Z., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.