Është identifikuar autori që i vendosi tritol një lokali në Fushë Krujë. Ngjarje kjo e ndodhur më 31.01.2025.
Në njoftimin zyrtar policia sqaron se është autori është identifikuar Mondi Topalli, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.
“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit, në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin 41 vjeç. Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.