Aksident në Qerret të Gramshit, përpaset furgoni me kamionçinën

Shqipëria

Aksident në Qerret të Gramshit, përpaset furgoni me kamionçinën

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Në aksin e rrugës kombëtare Gramsh -Cërrik rreth orës 14:50  ka ndodhur një aksident. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar  lëndime të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat