Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, plagoset pacientja

Shqipëria

Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, plagoset pacientja

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, në Gjirokastër.

Policia bën me dije se një autoambulancë është përplasur me një tjetër automjet, ku ka mbetur e dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë, shtetasja me iniciale V.K.

Sipas informacioneve paraprake, pacientja është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti  (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat