Kryeministri Edi Rama në një konferencën për shtyp nga Spanja, është shprehur se për shumë vite “Shqipëria ka luftuar stigmën që na ka ndjekur si hije që kur jemi hapur dhe erdhën në Evropë, që na donte të ishim kriminel, hajdut e çdo gjë”.
Kreu i qeverisë tha se sot Shqipëria ka normën më të ulët të vjedhjeve në Evropë, sipas organizatave ndërkombëtare.
Ndër të tjera, ai shtoi se organizimi i Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri është një mundësi për t’i treguar botës se kush jemi.
“Është një vlerësim shumë i madh për ne, të shohësh Shqipërinë të lëvdohet dhe respektohet për atë që po bën për shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës në një vend ku të gjithë janë kushërinj me të gjithë, nuk është diçka e lehtë”, tha Rama.
Pyetje: Çfarë do të thotë për Shqipërinë të mikpres Shoqatën Botërore të Juristëve në 2027?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh, të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme, jo 50 vjet më parë, por edhe pak vjet më parë, sepse në 2027, Shqipëria do të jetë mikpritëse, jo vetëm e Kongresit Botëror të Drejtësisë, por edhe e Samitit të NATO-s, e po kështu edhe e finaleve evropiane nën moshën 21 vjeç në futboll.
Kështu që, këto janë gjëra të jashtëzakonshme që po na ndodhin, falë punës që kemi bërë sigurisht, sepse duhet të mbani parasysh që nuk ishte 100 vjet më parë, por ishte gjatë jetës sime. Ishim tërësisht të izoluar dhe ishim Koreja e Veriut të Europës, ishim të izoluar, qoftë nga Perëndimi, ashtu dhe nga Lindja dhe pretendonim se ishim vendi i vetëm i vërtetë e i mirëfilltë komunist dhe kishim vetëm 5 mijë vizitorë mesatarisht në vit, ndërkohë që vitin e kaluar e mbyllën me 12 milionë të tillë.
Na u desh të luftonim, të luftonim për shumë vite kundër stigmës, që në një farë mënyre na ka ndjekur si hije pas, qysh kur jemi hapur, e qysh kur erdhëm në Evropë, një stigmë që na donte të ishim kriminelë, na donte të ishim rrëmbyes, na donte të ishim hajdutë e çdo gjë me radhë, dhe po kështu kërkonte që Shqipëria të ishte një vend i zymtë, ku askush nuk duhet të shkojë, sepse është e rrezikshme. Por, për fat të mirë, e gjitha kjo ka marrë fund tashmë dhe të gjithë ata që vijnë në Shqipëri mrekullohen nga mikpritja, nga vendi i bukur, nga siguria.
Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë. Kemi normën më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe nuk është qeveria që e thotë këtë, por organizatat ndërkombëtare. Tani kemi pak zënka me britanikët, sepse ata kanë normën më të lartë të vjedhjeve.
Duhet ta kontrollojnë, se ndoshta nuk është e vërtetë, kështu që mikpritja e këtyre ngjarjeve na bën të ndihemi pjesë e të njëjtës familje të madhe të vendeve demokratike, të vendeve që e bëjnë këtë qysh prej shumë shumë vitesh.
Dhe meqë ra fjala, shpresoj që miku im i dashur dhe një prej udhëheqësve të mëdhenj të Europës së sotme, Pedro Sançez, jo vetëm që do të jetë kundër asaj çfarë po ju them, por kur erdhëm në Granada, prisja që të shijoja kuzhinën më të mirë spanjolle Alhambra, jo po flas për mikpritjen, nuk ishte ushqim i mirë dhe i thashë Pedros, – Po ç’është ky katering në Spanjë? Edhe më tha, prit të vijë darka, por në fakt kjo është ajo çfarë mund të marrësh në samite e kongrese në Europën e vjetër. Për ne do të thotë shumë, sepse mikpritja është e jona.
Ne jemi një vend myslimanësh, krishterësh, katolikësh, ortodoksish, por po feja jonë mbi fetë, është mikpritja dhe është e shkruar në ligjin tonë të parë, e shkruar qartësisht, që është “Shtëpia e shqiptarit, i përket Zotit dhe mikut” dhe miku është Perëndi për aq kohë sa Zoti nuk vjen vetë. Dhe kushdo që troket është vullneti i Zotit dhe për mikun, si për Zotin, ne bëjmë më të mirën.
Kështu që Turistët spanjollë që vijnë në Shqipëri mund të jenë dëshmitarë të kësaj, edhe kur ndodhi siç ndodhi verën e kaluar, kur Spanjës iu desh të luante me Shqipërinë në kampionatin europian e sigurisht që për ne ishte ndeshje shumë e fortë, por në të gjitha evenimentet e mbajtura jashtë, kur ndeshja po transmetohej përmes televizionit, tifozët shqiptarë nuk bërtisnin shumë, duke pasur tifozët spanjollë përkrah tyre dhe në fund duartrokitën Spanjën dhe në fund të gjithë tifozët spanjollë që qenë dëshmitarë thanë; “Çfarë është kjo? S’kemi parë asnjë vend I cili rrihet dhe duartroket”.
Së pari, nuk është dramë të rrihesh nga Spanja se halli nuk është do të rrihesh a jo, po sa shumë do të rrihesh dhe në fakt nuk u rrahëm aq keq, kështu që nga ana tjetër kjo është ajo që jemi, çfarë duam të jemi dhe është një mundësi shumë e mirë për të treguar këtë botë, se çfarë mund të jetë më e mirë se kaq dhe të zgjidhesh për këtë dhe Havieri e bëri shumë të qartë, nuk ka të bëjë vetëm me të gjeturit e një vendi të bukur.
Ka dhe shumë vende tëë tjera të bukura ku nuk ka shtet të së drejtës, por Kkongresi nuk duhet të ndodhte, ka të bëjë me faktin që të shkosh në një vend ku Kongresi mund të mbajë qëndrimet e veta dhe ky është një shpërblim shumë, shumë i madh për ne.
Të shohësh Shqipërinë të lëvdohet e të përgëzohet, të respektohet për atë çfarë po bën për të sjellë shtetin e së drejtë dhe shteti i së drejtës në një vend ku të gjithë janë kushërinj me të gjithë nuk është diçka e lehtë. Kështu që faleminderit shumë.