Një tjetër 12-vjeçar humb jetën në spital

Shqipëria

Një tjetër 12-vjeçar humb jetën në spital

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 20:23
Ilustrim

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin Rajonal të Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se i mituri ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.

Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt  Tiranës.

Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale ajo që i ka shkaktuar dhe humbjen e jetës 12-vjeçarit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat