Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si do të jetë moti

Shqipëria

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si do të jetë moti

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:42
Ilustrim

Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit do të vijojë të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

Vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqëndruara përgjatë relieveve malore të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s.

Image
Parashikimi

Ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat