Koordinatori rajonal i PD për Tiranën Klevis Balliu me anë të një statusi në Facebook shkruan se ka zhvilluar takime me qytetarët në zonën e Astirit në kryeqytet.
Balliu shprehet se qytetarët në Astir do i bashkohen masivisht nesër protestës madhështore të PD-së.
“Qytetarët e Astirit do ti bashkohen masivisht nesër protestës madheshtore!
Një falenderim të thellë nga zemra për këta qytetarë për mbështetjen e jashtëzakonshme të tyren. Nesër në ora 17.00 të gjithë në protestë kundër hajdutërisë të pushtetit”, shkruan Balliu.