Qarkullonte me automjet me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari, e pëson edhe pasagjeri

Shqipëria

Qarkullonte me automjet me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari, e pëson edhe pasagjeri

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Tiranë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicial A.K., 37 vjeç, pasi qarkullonte me pistoletë dhe me municion luftarak në makinë. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në pranga dhe pasagjeri për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat