Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve te Radhimës.
Lloji i gjarprit “Ophisurus serpens” është kapur nga peshkatarët në zonën e Pasha Limanit, në 50 m thellësi dhe janë specialistët që do vlerësojnë këtë gjarpër dhe rrezikshmërinë e tij.
Sherif Dyrmishi një peshkatar që e njeh zonën e gjirit të Vlorës, shprehet se për të është e para herë që bie në rrjeta një specie e tillë.
Sipas Dyrmishit ky gjarpër nuk mendohet të jetë i rrezikshëm, ai jeton në thellësi në guva nënujore.