Zbardhen gjashtë raste të vjedhjes në Tiranë. Policia ka vënë në pranga dy persona Endri Guzja dhe Olsen Lala. Këta shtetas kryenin vjedhje në banesa si edhe në markete.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.
– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.
– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.
– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.
– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.
– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.
Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.