Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një deklaratë në rrjetet e tij sociale përsa i përket qeverisë Rama, ku cilësoi që koha e Ramës për të fajësar të tjetër mbaroi dhe kësaj rradhe ai është kapur me presh në duar.
Muçollari u shpreh se pas çdo afere korruptive të bashkëpunetoreve më të afërt, Edi Rama ka larë duart, duke thënë se nuk mban pergjegjësi.
Koha për të fajësuar të tjerët ka mbaruar për Ramën!
Pas çdo afere korruptive të bashkëpunetoreve më të afërt, Edi Rama ka larë duart, duke thënë se nuk mban pergjegjësi për kumbullat, mollët e dardhat që ata hanë pas shpinës së tij.
Po tani që dolën në shesh kumbullat, mollët, që ha ai vetë, bileta 22 mijë euro në NBA, seanca retreat 10 mijë euro në alpet italiane, vera 33 mije euro shishja, çdo të thotë vallë? Ai po hesht, me shpresën se njerëzit nuk e dinë. Por gjithkush e di. E dinë se këto dardha të Edi Rames e kanë bishtin mbrapa pasi në kembim ka dhënë leje e liçensa, ka shperndarë favore me firmën, pushtetin me zyrën e tij.
Tani kush ja ka fajin?
Koha për të fajesuar të tjerët ka mbaruar për Edi Ramën. Kësaj rradhe është kapur me presh në duar. Do bashkohemi sot në oren 5 në Bulevard t'i tregojmë se jemi ketu, se nuk harrojmë dhe se kemi dinjitet. Ne do fitojmë!