Xhaferri: Sot në shesh për desoroizimin e Shqipërisë!

Shqipëria

Xhaferri: Sot në shesh për desoroizimin e Shqipërisë!

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 12:48
Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri, ka bërë një reagim në rrjete sociale sa i përket protestës së ditës së sotme, të organizuar nga opozita dhe qytetarët.

'Nga Amerika Shqipërinë e cilësojnë Narkoshtet dhe kur amerikanët flasin për Narkoshtet i referohen Hondurasit, ish President i të cilit, Juan Orlando Hernández, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar droge'- shkruan Xhaferri.

Më pas kreu i FRPD bën thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e sotme të jenë në shesh kundër këtij Narkoshtetit, për vete për familjet dhe për Shqipërinë

Reagim Kryetari FRPD:

Në Amerikë Shqipëria është ekspozuar si koloni e SOROS dhe institucionet atje janë vënë në lëvizje për desoroizimin e Shqipërisë dhe veçanërisht të sistemit tonë të drejtësisë, tashmë i ekspozuar si një mashë e partisë socialiste që kërkon të certifikojë Narkosulltanatin e Edi Ramës.

Nga Amerika Shqipërinë e cilësojnë Narkoshtet dhe kur amerikanët flasin për Narkoshtet i referohen Hondurasit, ish President i të cilit, Juan Orlando Hernández, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar droge.

Në Amerike janë të qartë se Edi Rama është kreu i një Narkoshteti që korruptoi një zyrtar të FBI dhe herët e vonë do ketë fatin e Noriegës dhe Hernández.

Po sot është radha jonë të jemi në shesh kundër këtij Narkoshtetit ndaj sot në orën 17:00 të gjithë të jemi para Kryeministrisë, për vete për familjet dhe për Shqipërinë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat