Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një banesë katër katëshe. 66-vjeçari në momentin kur ka ndodhur ngjarja ishte duke punuar dhe ka rënë nga soleta e banesës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në Tiranë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.