Biznesmeni Gentjan Sula kundërshton sekuestrimin e telefonit nga SPAK

Shqipëria

Biznesmeni Gentjan Sula kundërshton sekuestrimin e telefonit nga SPAK

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 15:21
Gentjan Sula

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, biznesmeni Gentjan Sula ka bërë kërkesë për kthimin e celularit të sekuestruar.

Nga burime të pakonfirmuara thuhet se BKH i ka marrë telefonin në kuadër të një hetimi që po kryhet nga SPAK.

Sula e ka kundërshtuar këtë veprim dhe ka kërkuar që të hënën (10 shkurt 2025), gjyqtari Ardit Mustafaj të shqyrtojë kërkesën e tij, pasi biznesmeni e konsideron këtë veprim si të paligjshëm.

Kujtojmë që biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula më 6 janar 2025, dëshmoi për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat