Më shumë se 53% e shqiptarëve janë të pakënaqur me sistemin shëndetësor

Shqipëria

Më shumë se 53% e shqiptarëve janë të pakënaqur me sistemin shëndetësor

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Një studimi i Komisionit Europian i cili ka vlerësuar nivelin e kënaqësisë me shërbimet shëndetësore lokale, mjekët dhe spitalet ka nxjerrë në pah se më pak se gjysma e shqiptarëve kanë dhënë vlerësim pozitiv, shifër kjo ndjeshëm më e ulët se mesatarja europiane, e cila është mbi 70% vlerësim pozitiv.

Por vendi ynë renditet ndjeshëm më lart se disa vende të rajonit.

Vetëm 27% e banorëve të Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe 36% e banorëve të Podgoricës në Mali i Zi janë shprehur të kënaqur me shërbimin shëndetësore, duke u renditur kështu në fund të listës së vendeve të marra në studim.

Studimi nxori në pah se në qytetet e shteteve anëtare perëndimore të BE-së,  renditen në krye të vendeve më të kënaqur me sistemin shëndetësore, ku pothuajse nëntë nga dhjetë banorë shprehin kënaqësi, ndërsa në qytetet e shteteve lindore të BE-së kjo shifër bie në pesë nga dhjetë Jashtë BE-së, niveli më i lartë i kënaqësisë me shërbimet shëndetësore gjendet në qytetet e zonës në Mbretërinë e Bashkuar me 76%, ndërsa më i ulëti në Ballkanin Perëndimor me 37%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat