Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Laç/ Plagosen dy persona, mes tyre një grua

Shqipëria

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Laç/ Plagosen dy persona, mes tyre një grua

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në dalje të Urës së Milotit. Mësohet se janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona me të cilëve një grua.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi rrugor Lezhë-Laç.

Ndërsa, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat