Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Mësohet se viktima punonte pranë një gurore në këtë zonë, dhe është aksidentuar gjatë punës duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se ende nuk dihen rrethanat.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.