Gjatë protestës së PD-së para Kryeministrisë, Fatmir Mediu theksoi se opozita po lufton për popullin dhe jo për pushtet.
“Ne nuk jemi për pushtet, por për Shqipërinë,” tha ai, duke shtuar se “ata që sakrifikuan për të ardhmen e fëmijëve tanë janë ata që ne po mbrojmë.”
Ai akuzoi qeverinë se po tallet me intelektualët “Jemi këtu në emër të intelektualëve që janë larguar nga qeveria. Jemi këtu ne emër të së ardhmes, e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur.”
Mediu tha ndër të tjera: “Ne jemi kundër diktaturës komuniste që është ngritur dhe do të luftojmë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.”