Në protestën e sotme para Kryeministrisë, Sali Berisha theksoi forcën e bashkimit të opozitës dhe përkushtimin e saj për të sfiduar regjimin aktual. Ai e vazhdoi fjalën e tij duke vlerësuar përpjekjet e opozitarëve dhe duke kujtuar momentet e vështira të kaluara, duke theksuar se Partia Demokratike është më e fortë se kurrë.
Sali Berisha: Ne sot kemi vulë dhe flamur, jemi më të bashkuar se kurrë. Sot me tre rezoluta ndërkombëtare jemi forca politike më e përkrahur. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën, do të fitojmë. Historia, e deshi, që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura, stalisniste të Enver Hoxhës dhe neo-diktaturën e pasardhësit, nastardit të bllokut komunist, Edi Ramës. Asgjë nuk marrim ne si dhuratë.
Ne gjithçka meritojmë në betejën tonë. Rrofshtë PD. Nderim qendrestarëve opozitarë. Përseri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria politike dhe gjykatat e narko-shtetit janë kundër nesh, por ne qëndrojmë të sigurtë në fitoren tonë, të pamposhtur. Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, që firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Ramës dhe monstrës së njerëzimit, Soros.
Gjithcka u bë për Shqipëri pa opozitë. Kryetari i PD-së u vendos në arrest shtëpie, me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti i vendit u zvarrit u godit, në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e Soros, deputeti ynë i ri, Salianji, martiri i fjalës së tij u burgos sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë Ballkanit dhe Europës, Rama-Xhafaj. Menduan se do të na rrëzonin, por ja ku e kemi ne 200 metra më tej prinjësin tonë Skënderbeun.