Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm përpara protestuesve opozitarë, ku ka premtuar një seri masash për përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe punonjësve. Ai u ka drejtuar një mesazh të qartë pensionistëve të Shqipërisë, duke thënë se pas 11 majit asnjë pensionist nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj.
“Ne do t’iu kthejmë pensionistëve të gjithë TVSH-në e blerjeve ushqimore që bëjnë çdo vit, që është e barabartë me tre pensione. Edi Rama mund ta mbajë për vete bonusin e mashtrimit, por ne do t’u sigurojmë një mbështetje të vërtetë,” tha Berisha, duke nënvizuar se ata do të kenë mundësi të paguajnë çmime më të ulëta për shërbimet si ujë dhe drita.
“Ky është një program që ka tmerruar dhe ka verbuar Edi Ramën, sepse ai po nxjerr në dritë të gjithë mashtrimet e tij monstruoze,” tha Berisha, duke shtuar se PD-ja do të vazhdojë luftën e saj deri në përmbushjen e këtyre premtimeve.