Mbi një orë protestë, mbyllet tubimi i Partisë Demokratike

Shqipëria

Mbi një orë protestë, mbyllet tubimi i Partisë Demokratike

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Pas rreth një ore protestë, është mbyllur tubimi i opozitës.

Sali Berisha pati një fjalë të gjatë para protestuesve të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa ndër të tjera tha se në 11 maj do të fitojnë.

“Ne jemi e vetmja forcë politike që përmbysëm dy diktatura, atë të Enverit dhe bastardit komunist. Rroftë PD. Miqtë e mi, përsëri krimi është kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne përsëri jemi të pamposhtur dhe qëndrojmë si mur në fitoren tonë”, tha Berisha.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri me dije për të pranishmit në protestë se lideri i PD do të nisej menjëherë drejt Romës ku do të zhvillonte takime me diasporën shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat