Çuçi në Romë, thirrje emigrantëve: Votoni më 11 maj, bashkë për Shqipërinë në BE në 2030

Shqipëria

Çuçi në Romë, thirrje emigrantëve: Votoni më 11 maj, bashkë për Shqipërinë në BE në 2030

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:32
Pamje nga takimi

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ishte në Romë në zonën e Fiano Romanos ku ndoqi nga afër asistimin që PS po bën për regjistrimin e bashkatdhetarëve tanë për zgjedhjet e 11 majit e që kanë nevojë për ndihmë në këtë proces.

Çuçi shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Çuçi u shpreh falënderues për një prej bizneseve në Romë, i zotëruar nga një shqiptar, i cili bujarisht ka vënë në dispozicion zyrat për të pritur ata që kanë interes dhe nevojë për asistencë.

Çuçi përsëriti thirrjen për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për të shfrytëzuar ditët e mbetura deri më 5 mars dhe për të aplikuar në https://diaspora.kqz.gov.al/.

Bashkë jemi më të fortë, bashkë bëjmë realitet më në fund ëndrrën e kahershme të të gjithëve për Shqipërinë si gjithë Europa në BE në vitin 2030”, theksoi Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat