Një 60-vjeçar tenton të djegë veten me benzinë, transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Një 60-vjeçar tenton të djegë veten me benzinë, transportohet me urgjencë në spital

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.

Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat