E konfirmon Policia: Tre efektivë të dëmtuar gjatë protestës së opozitës shqiptare

Shqipëria

E konfirmon Policia: Tre efektivë të dëmtuar gjatë protestës së opozitës shqiptare

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre efektivë policie janë dëmtuar gjatë protestës së sotme të opozitës në Shqipëri.

E konfirmon edhe Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ku thotë se një “efektive ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë janë lënduar në dorë e fytyrë”.

Ata ndodhen aktualisht në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve të incidentit.

“Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat