Hodhën lëndë piroteknike drejt policisë gjatë protestës/ Arrestohet një person, procedohen katër të tjerë

Shqipëria

Hodhën lëndë piroteknike drejt policisë gjatë protestës/ Arrestohet një person, procedohen katër të tjerë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë më datë 08.02.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, identifikuan  dhe arrestuan shtetasin 19 vjeçar, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 18 vjeç, 40 vjeç dhe 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe një 24 vjeçar, banues në Tiranë.

Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së  Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat