Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë në banesën e tij humbi jetën shtetasi B.K, i cili teksa po punonte ra nga lartësia.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” tha policia.
Kujtojmë që ngjarja ku humbi jetën punëtori 67-vjeçar ndodhi ditën e djeshme.
Ku, 58-vjeçari teksa po punonte ra nga soleta e banesës 4 katëshe dhe ndërroi jetë.