Aldo Bare nuk heq dorë nga liria, kërkon në Gjykatën e Lartë ulje të dënimit

Shqipëria

Aldo Bare nuk heq dorë nga liria, kërkon në Gjykatën e Lartë ulje të dënimit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:08
Aldo Bare

Alfred Shkurti i njohur ndyshe si Aldo Bare ka dorëzuar në gjykatën e lartë një rekurs ku kërkon uljen e dënimit.

I ashtëquajturi drejtuesi i bandës së Lushnjës rezulton se është i dënuar më burgim të përjetshëm e ndërsa vijon izolimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas mediave shqiptare këtë kërkesë ai e ka kryer më herët edhe në Gjykatën e Elbasanit ku sipas avokatit të tij duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, ligji parashikon uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit.

Sipas ligjit ulja me 45 ditë e çdo të burgosuri të sigurisë së lartë jepet nëse konstatohet që të ketë pasur sjellje korrekte dhe nuk ka shkelur rregulloren.

Gjykata e lartë, në dhjetor të 2022-shit, la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga apeli i krimeve të rënda.

Shkalla e tretë e kishte shqyrtuar një herë çështjen e Bares por ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e ktheu për rigjykim për shkak se gjeti shkelje procedurale.

Aldo Bare, ish-speciali i forcave RENEA, u arrestua në Turqi në vitin 2006.

Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009 kur ish-kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.

Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjën.

Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vranë të vëllanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat