Kryetares së Komisionit të Bujqësisë, njëherësh deputete e Partisë së Lirisë, Silvana Bajrami tha sot se “akuakultura dhe peshkimi në Shqipëri përballen me disa problematika të rëndësishme’’.
Në një deklaratë për shtyp, Bajrami tha se “disa nga këto problematika janë ndotja e ujërave, mungesa e kontrollit të mjaftueshëm për peshkimin e paligjshëm dhe dëmtimi i ekosistemeve natyrore”.
“Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e investimeve të nevojshme pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Për të përmirësuar këtë situatë, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi për ruajtjen e mjedisit dhe të përmirësohen politikat e menaxhimit të burimeve”, nënvizoi Bajrami.
Bajrami u shpreh se “Partia e Lirisë në programin e saj me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus ka mbështetje për peshkimin dhe akuakulturën”.
Bajrami tha se “ajo që është më e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në vend është hapja e eksporteve të tyre drejt Bashkimit Evropian”.