Takimi në Romë/ Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë

Shqipëria

Takimi në Romë/ Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:27
Agron Gjekmarkaj

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj u shpreh se Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë.

Fjala e nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj:

I nderuar Prof Dr Sali Berisha

Kryetar i PD dhe Kryeministër i legjislaturës se re

Te nderuar deputet e miq italian të Forca Italias

Të dashur bashkatdhetarë që sot po bëni historinë!

Ju jeni Atdheu i cili gjen shpresën në çdo thirrje dhe veprim tuajin!

Ju jeni Atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes së tij tek çdo votë e juaja e sheh!

Ju jeni malli dhe krenaria qe nuk shuhen kurrë!

Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!

Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !

Sali Berisha është sot këtu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!

Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!

Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!

Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!

Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.

Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!

Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.

Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!

Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!

Rroftë Shqipëria

Zoti ju bekoftë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat