Takimi me shqiptarët në Itali/ “Vota juaj, do të sjellë ndryshimin!”, Noka thirrje diasporës: Regjistrohuni!

Shqipëria

Takimi me shqiptarët në Itali/ “Vota juaj, do të sjellë ndryshimin!”, Noka thirrje diasporës: Regjistrohuni!

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:27
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij nga takimi që po mbahet në Romë me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, i ka bërë thirrje diasporës të regjistrohen për të votuar më 11 maj.

Noka deklaroi se është vota e diasporës do të bëjë ndryshimin dhe do t’i mundësojë PD që të rrëzojë sipas tij narkoregjimin që po udhëheq vendin.

“Bashkëkombasit janë larguar pasi u pushtuan nga një depresion ekonomik që me ardhjen në pushtet të Rilindjes.
Shqipërinë Rama e ktheu në narkoshtet, kjo turpëron çdo shtetar, çdo njeri që i thotë vetes njeri, çdo shqiptar të denjë, por jo bandën e Rilindjes, që ju bëri të merrnit rrugët e Europës dhe botës.

Ne duhet ti prijmë ndryshimit të shumëpritur që çdo shqiptar e pret. Ndryshim që do të vijë nga vota juaj, vota e diasporës. Regjistrohuni dhe votoni masivisht, vota juaj rreze shprese për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, moment jetik dhe i papërsëritshëm. Mundësi që PD e bëri realitet që të mundësoni ndryshimin e shumëpritur. Me votën tuaj do të mundim regjimin. Ia keni borxh familjeve, Shqipëria ka nevojë për ju”,
tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat