Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.
Gjatë fjalës së tij me emigrantët në Itali teksa foli për fitoren e Donald Trump, Berisha tha se presidenti i SHBA-ve, i ndaloi Blinkenit të futet në ndërtesat e qeverisë amerikane.
Sipas Sali Berishës, Blinken është një i pabesë që ngriti kurthe për të mashtruar kombin e tij.
“Miq, e keni marrë vesh. Mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken të futet në cdo ndërtese federative. Stop. I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjera të tilla për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si sekretar shteti i vendit më të madh, përfundoi sekretar i George Soros”, tha ndër të tjera Berisha.
Berisha më tej tha se me besim të madh shkojmë drejt fitores. “Duhet të pranojmë ka gjëra tokësore dhe hyjnore. Dy mrekulli sa tokësorë dhe hyjnore ndodhën, e para ishte fitorja e Trump. Një mik i imi që ka një radio të nesërm e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi, iu përgjigja se mrekullia për tërë botën ndodhi”.