Gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 19 vjeçaren me iniciale P.M dhe mbikqyrje prindërore për 17 vjeçaren me iniciale E.P, të cilat krijuan faqe anonime në Korçë duke shpërndarë mesazhe denigruese, përfshirë dhe foto e video nudo të të rinjve në qytet.
Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e sigurisë “arrest me shtëpi” deri në përfundim të hetimeve ndërsa gjykata ka vendosur masë sigurie me të butë për të dyja vajzat.
Për afro 5 ditë, kjo faqe e administruar nga dy vajza 17 dhe 19 vjeçare ka frikësuar minorenet, kryesisht të moshës 14-16 vjeç.
Në seancën e mërparshme, përpara oficerëve të policisë gjyqësore, të dyja vajzat kanë pranuar se kanë krijuar këtë faqe në rrjetet sociale, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të sotme vajzat janë shprehur të penduara.