Gjykata e Korçës ka caktuar masat ‘arrest në shtëpi’ për 19-vjeçaren dhe 17-vjeçaren, të cilat u arrestuan 3 ditë më parë me akuzën e pronografisë për të mitur gjykata e Korçës vendosi sot për dy vajzat.
Njoftimi i gjykatës:
Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi:
1- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetases P.M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Vendosja e të miturës në mbikqyrje” ndaj shtetases E.P, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.