Gruaja iku dhe i la 3 fëmijët, Irakliu: Më tha ish-vjehrri “ka ardhur me tjetër”

Shqipëria

Gruaja iku dhe i la 3 fëmijët, Irakliu: Më tha ish-vjehrri “ka ardhur me tjetër”

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Vasili është baba i 6 fëmijëve, por problemi që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” është me djalin e vogël,  Irakliun. Nga ana tjetër, ky pretendon se nuk ka përkrahje nga prindërit dhe ata do ta nxjerrin në rrugë bashkë me 3 fëmijët e tij.

Në përballjen e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, babai i kërkon shpjegim djalit për një letër nga banka, por ai thotë se nuk e di si ka ndodhur.Vasil: Më ka rënë një bombë shumë e madhe! Në këtë moshë 80 e ca vjet, në këto dyer, nuk kam pasur as prindërit e mi dhe qëlloi ky djali im, sesi e ka bërë punën, këtu të japë shpejgim!

Irakli: Ku të vete unë? Me 3 kalamaj? Ore unë me 3 fëmijë ku të vete?

Vasil: Ku të vesh ti? Dua ta di unë ku do të vesh ti?

Irakli: Do ta dish ti?

Vasil: Po ai dokument që më ka ardhur mua nga banka?

Irakli: Atë nuk e di unë sesi është bërë!

Eni Çobani: Jo mo jo, si nuk e di ti tani? nuk mund t’i thuash babait moshatar se je fëmija i gjashtë, ka rritur 6 fëmijë!

Vasil: Ai dokument që më ka ardhur mua nga banka!

Irakli: Unë nuk e kuptoj sesi është bërë ai dokument!

Vasil: Më ka ardhur një plumb i vërtetë! Më ke sjellë sherr të madh!

Irakli: Edhe vetë nuk e kuptoj se unë nga ajo kam 4 vjet që jam ndarë!

Irakliu rrëfen se në vitin 2021 është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka 3 fëmijë. Në vitin 2022, është finalizuar divorci. Sipas tij, një ditë ajo thjesht është larguar për te prindërit e saj bashkë me vajzën e vogël. Ish-vjehrri ka telefonuar Irakliun dhe i thotë se e bija i ka sjellë një burrë tjetër në shtëpi.

Irakli: Ajo ka ikur në 2021, në shtator. Në shtator 2022 unë kam bërë ndarjen ligjore.

Eni Çobani: Pse u ndave, çfarë pate?

Irakli: Ajo, as unë as’e mora vesh. Ajo pati ca konflikte kështu, gjëra koti a kupton? Erdhi e ëma, u bë operim nga këmbët, tha “do të shpie mamin në shtëpi”. I thashë unë çoje, do të marr edhe gocën e vogël me vete tha. Mori edhe gocën e vogël, më merr i ati mua, më thotë “ka ardhur me dikë tjetër”. Rruga e mbarë i thashë, ç’të them unë?

Eni Çobani: Si ka ardhur me dikë tjetër?

Irakli: “Ka ardhur me tjetër në shtëpi”, tha i ati.

Eni Çobani: Si erdhi me tjetër? Ti e përcolle nga shtëpia se tani jeni burra ju a s’jeni unë s’e kuptoj, përcolle nusen, si shkoi me tjetrin atje në shtëpi se s’e kuptova?

Irakli: Vajti te i ati pra.

Vasil: Jepi derman punës po të them!

Irakli: Ulu atje, ulu atje.

Vasil: Gjeje të vërtëtën.

Irakli: Mua nuk më kujtohet ajo firmë.

Eni Çobani: Ore Irakli! Gruan e përcolle te babai, të merr vjehrri të thotë ka ardhur me tjetër, firmos letrat e bankës, thua nuk e di, 3 fëmijët t’i la gruaja, prapë s’na thua si i mban ti, tani të lutem, jeton ti këtu apo s’jeton? Ku jeton ti? Si s’ke mendjen ti çfarë veprimesh kryen?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat