Aksident në Lushnje/ Makina përplas për vdekje një këmbësore, policia shoqëron drejtuesin e mjetit

Shqipëria

Aksident në Lushnje/ Makina përplas për vdekje një këmbësore, policia shoqëron drejtuesin e mjetit

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në orët e para të së hënës në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë.

Raportohet se një 65-vjeçare këmbësore është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.

Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari, Aleksandër Misto ka përplasur këmbësoren, e cila po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat