Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet në PER dhe të bëhen pjesë e procesit zgjedhor në 11 maj.
“Ju uroj mirëmëngjesi nga selia e PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimi të zgjedhësve në diasporë.
11 maji votim historik edhe për faktin që për herë të parë shqiptarët do të votojnë nga aty ku jetojnë me postë.
Kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë, duhet të regjistrohet deri në 4 mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për të çuar fletë e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf që do kohë edhe për kthimin, Deri tani numri i të regjistruarve është premtues, por mund e duhet të jetë edhe më i madh.
Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen.
Mezi pres që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve dhe botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme, për Shqipërinë e respektuar nga bota e Europa, që në mandatin tonë të 4 do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE. Regjistrohuni e mos e lini për ditën e fudnit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ e të bëhet shumë më e vështirë".