IKMT shemb sot disa biznese në hyrje të Shkodrës! Pritet kundërshti nga pronarët, policia “blindon” rrugën

Shqipëria

IKMT shemb sot disa biznese në hyrje të Shkodrës! Pritet kundërshti nga pronarët, policia “blindon” rrugën

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të shembin sot, disa biznese ne hyrje te qytetit të Shkodrës.

Bëhet fjalë për restorante dhe servise automjetesh.

Nga pronarët pritet të ketë kundërshti prandaj policia ka blinduar të gjithë rrugën.

Sot, kryeministri Rama do të vizitojë Shkodrën ku do të inaugurojë disa investime mes të cilës edhe hyrjen e qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat