I sekuestruan apartamentin gjatë hetimeve për Goron, Gentjan Sula ankimon në GJKKO

Shqipëria

I sekuestruan apartamentin gjatë hetimeve për Goron, Gentjan Sula ankimon në GJKKO

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 11:39
Gentjan Sula

Biznesmeni Gentjan Sula ka ankimuar në GJKKO sekuestron e një apartamenti pranë Gardës në Tiranë, i cili u sekuestrua në kuadër të hetimeve për ish kryebashkiakun Jorgo Goro.

Seanca e cila pritej të zhvillohej mëngjesin e kësaj të hëne, u shty për shkak të mungesës së prokurorit Ols Dado.

Sula i cili pak javë më parë u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion pretendon se apartamenti që u vendos në sekuestro me vendim gjykate, është i tij dhe jo i ish kryebashkiakut, teksa mbrojtja e tij ligjore thotë se ia kishte lënë Goros në përdorim për shkak të miqësisë që kane pasur me njëri tjetrin.

Kjo është hera e parë që biznesmeni i drejtohet gjykatës me këtë kërkesë.

Hetimet për çështjen e dytë të Jorgo Goros u mbyllën pak ditë më parë, teksa SPAK ka bërë kërkesë për kalimin e dosjes për gjykim.

Ndërsa për ccështjen e parë, ku Goro u kallëzua nga ish kryebashkiaku tjetër i Himarës Jorgo Goro, procesi është në fazën e leximit të konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Këtë të hënë, në orën 13.00 pritet që SPAK të japë pretencën për Goron, Vezir Gjikokën dhe Jerasimo Basho. Për Bilbil Aliajn, GJKKO vendosi ndarjen e çështjes, pasi ai kërkoi gjykim të zakonshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat