Drejtoi makinën nën efektin e alkolit, arrestohet efektivi, shkaktoi një aksident dhe…

Shqipëria

Drejtoi makinën nën efektin e alkolit, arrestohet efektivi, shkaktoi një aksident dhe…

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

AMP ka arrestuar një efektiv të policisë së Vlorës, pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident në rrugën dytësore Marikaj – Vorë.

Mësohet se Mentor Lika, nga verifikimi me testin matës të alkoolit, rezultoi pozitiv.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi më datë 08/02/2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat