Arrestimi i Erion Veliaj/ Nën hetim deputetja e PS, SPAK: Pengoi zbulimin e të vërtetës

Shqipëria

Arrestimi i Erion Veliaj/ Nën hetim deputetja e PS, SPAK: Pengoi zbulimin e të vërtetës

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 16:40
Klotilda Bushka

Në njoftimin zyrtar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, mesditën e kësaj të hëne, SPAK zbulon se ka vënë në hetim edhe një deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputeten Klotilda Bushka, ndaj të cilës Prokuroria e Posacme po kryen hetime paraprake si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.” thuhet në njoftimin e SPAK.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është vënë mesditën e kësaj të hëne në pranga, pas kërkesës së SPAK, duke shënuar kështu arrestimin më të bujshëm dhe prangosjen e zyrtarit më të lartë politik deri tani, të qeverisë dhe Partisë Socialiste që prej vitit 2013. Veliaj u shoqërua nga oficerët e BKH nga Zyra e Bashkisë, në drejtorinë e policisë, e më pas në bllokun e sigurisë në paraburgim në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat