Socialistët "kyçin gojën" para mbledhjes urgjente: Veliaj mik i mirë, nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

Shqipëria

Socialistët "kyçin gojën" para mbledhjes urgjente: Veliaj mik i mirë, nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:04
Deputetët e Partisë Socialiste

Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar për mediat lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Të thirrur në mbledhjen urgjente të grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, deputetët nuk dhanë komente të shumta por duke u mjaftuar me faktin që vendimet e drejtësisë nuk komentohen sipas tyre.

Toni Gogu: Nuk kam komentuar vendimet e drejtësisë, por Erion Veliaj ka qenë e do të mbetet mik i mirë i imi.

Lavdërim Krashi: PS nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk komenton ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat