“Harrojnë këta që ka një Zot dhe një opozitë”, Sali Berisha thirrje Ramës për t’u paraqitur në Kuvend

Shqipëria

“Harrojnë këta që ka një Zot dhe një opozitë”, Sali Berisha thirrje Ramës për t’u paraqitur në Kuvend

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në Kuvend për të zhvilluar një debat të gjerë lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Berisha kërkoi gjithashtu që Rama të japë dorëheqje.

Berisha: Kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët…Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.Arrestuan Veliajn se i paska bërë favore filanit, po Rama çfarë favoresh ka bërë…Baxhanaku i Ramës me mandate arresti ka marrë dhjetëra mln tendera pa garë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat